Vieira, i sigurt për Botëror

Patrick Vieira ka thënë se është 100 për qind i sigurt se do të jetë pjesë e Kombëtares franceze për Kampionatin botëror, përderisa luan vazhdimisht për klubin e tij të ri, Manchester City.
I pyetur rreth shanseve të tij për paraqitje në Kampionatin botëror, 33-vjeçari i tha televizionit franceze, Canal Plus: “100 për qind. Kam dëshirë dhe përkushtim. Nuk e shoh veten duke munguar në Kampionatin botëror. Përderisa luaj, nuk ka arsye të jem jashtë Kombëtares”.