E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo-Skënderbeu 0-0, krize goli

/* */

“Dinamo, legjenda e spektaklit” shkruhej në një banderolë të vendosur nga tifozët dinamovitë në impiantin ndërkombëtar “Qemal Stafa”.  Por, edhe pse 18 herë kampionët e Shqipërisë – të formuar në ditët e fundit - nuk e dhanë spektaklin që e kemi parë ndër vite, “blu boys” ja dolën të përballojnë kampionët e Shqipërisë, Skëndërbeun, në barazimin 0-0 në ndeshjen përmbyllëse të javës së dytë të Kategorisë Superiore. 
Dinamo e interpretoi më mirë lojën, ishte me e qartë në veprimet ofensive, dhe pati rastin më të mirë të ndeshjes, kur Xhemalaj goditi shtyllën në pjesën e parë, ndërsa Imami dhe kapiteni Kuli e vunë dy herë në provë portierin e Skënderbeut, Orges Shehi. 

Mungesae kapitenit korçar, Bledi Shkëmbi (i pranishëm në tribunë), luajti një rol të madh, pasi formacioni i Shpëtim Duros ishte në shumë raste i paaftë për të rrezikuar seriozisht portën e Dinamos. Vetëm dy raste me Gjergji Muzakën janë shumë pak për Skënderbeun, skuadrën më të financuar në Shqipëri, e që në dy javët e para ka grumbulluar vetëm dy pikë nga gjashtë të mundshmet, duke u renditur në vendin e 11-të. 
Ajo që vlen për t’u theksuar, se edhe pse korçarët kanë në gjirin e tyre golashënuesin më të mirë të dy sezoneve të fundit, Daniel Xhafajn, ende nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës, dyke qenë së bashku edhe me Dinamon, dy ekipet e vetem që nuk e njohin shijen e golit në këtë fillim sezoni. 

Dinamo, megjithëse renditet në vendin e fundit, me performancën që dha duket nuk është ekipi që do të luftojë për mbijetesë. Sezonin e kaluar, Skënderbeu i fitoi të tria ndeshjet me Dinamon, madje duke realizuar në çdo takim nga tre gola, por mesa duket “heshtja” e golave, ashtu si dhe ajo e trajnerit Shpëtim Duro, i cili ndryshe nga homologu i tij te Dinamo, Sejdini, nuk doli në konferencë për shtyp, edhe pse mediat pritën më shumë se gjysmë ore. Një heshtje që flet shumë. Fati i Duros është në dorën e presidentit Agim Zeqo. 

Në ndeshjet e tjera të javës së dytë, Teuta ruajti startin e shkëlqyer me 100 të pikëve në dy ndeshjet e para, pas fitores 1-0 kundër Flamurtarit, por me një gol të realizuar në minutën e 91-të nga blerja verore, Renato Hyshmeri. Tirana fitoi 3-2 me Kastriotin në Krujë, golin fitues e shënoi Erion Dushku në minutën e 92-të. Pogradeci mposhti 1-0 Tomorin (gol i Eduart Tanushit). Shkumbini fitoi 2-0 me Apoloninë (Xhyra, Sulkja). Të premten, Kamza fitoi 1-0 me Vllaznisë (gol i Eleandro Pemës), ndërsa Laçi dhe Bylisi u ndanë në barazimi 2-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›