E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 20. Fiton Skënderbeu, barazon LaçiSkënderbeu “rikuperoi” edhe dy pikë të tjera ndaj Laçit të vendit të dytë, pasi skuadra e Edi Martinit nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në Pogradec (0-0). Pas 20 javësh, Skënderbeu krueson me 46 pikë

Skënderbeu iu rikthye fitores në derbin me Bilisht Sport (2-0), teksa trajneri i korçareve, Indrit Fortuzi, fitoi sfidën me Naume Lamçefskin, teknikun e devollinjve, në javën e 20-të të Kategorisë së Parë.

Skënderbeu “rikuperoi” edhe dy pikë të tjera ndaj Laçit të vendit të dytë, pasi skuadra e Edi Martinit nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në Pogradec (0-0). Pas 20 javësh, Skënderbeu krueson me 46 pikë, i ndjekur nga Laçi, me tri pikë më pak, 43.

Kastrioti i vendit të tretë fitoi pastër me Skraparin (3-0). Gramozi fitoi 4-2 me Besëlidhjen në Ersekë. Sopoti mposhti në Librazhd Naftëtarin (2-0). Dajti nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Burrelin.

Turbina theu Adën në Cërrik me rezultatin 3-1. Luftëtari pa “lëvizur” fare nga Gjirokastra mori tri pikët e radhës, pasi shorti i kësaj jave e kishte vënë përballë Tërbunit të Pukës. Ndeshja u dha në tavolinë 2-0 për gjirokastritët.

KATEGORIA E PARË
JAVA 20

Turbina-Ada         3-1
Gramozi-Besëlidhja     4-2
Sopoti-Naftëtari     2-0
Kastrioti-Skrapari     3-0
Skënderbeu-Bilisht S.    2-0
Pogradeci-Laçi         0-0
Dajti-Burreli         0-0
Tërbuni-Luftëtari*     0-2
* Fitore në tavolinë

E Shtune, 07 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›