Talenti Vila, dy gola për ditëlindjeKur dukej, se dy skuadrat do të shkonin drejt barazimit të tretë sezonal (dy të parat kishin përfunduar 0-0), Vilfor Hysa shënoi golin e fitores 3-2 në minutën e 93-të.

“Djemtë e artë” të Teutës, dy sulmuesit 20-vjeçar, Emiljano Vila (mbush 21 vjeç, më 12 mars) dhe Vilfor Hysa, i dhuruan fitoren e dytë radhazi të rëndësishme “Djemve të detit” të udhëhequr nga Sulejman Starova, në fitoren dramatike 3-2 ndaj Partizanit në “Niko Dovana”, pavarësisht se të kuqtë e Shpëtim Duros e udhëhoqën dy herë radhazi rezultatin.
Fantazisiti Rezart Maho nxori të lirë Marius Ngjelën, i cili me një diagonale cinike shënoi një gol të denjë për t’u riparë disa herë në minutën e 36-të takimit.
Pesë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, skuadra durrsake barazoi rezultatin me një gol të realizuar nga talenti 20-vjeçar Emiljano Vila (50’), i cili mposhti me një goditje me kokë portierin durrsak të Partizanit, Orges Shehi.
Partizani rimori kryesimin e përkohshëm (1-2), falë penalltisë së realizuar me penallti nga Erando Karabeci në minutën e 71-të. Me të njëjtën mënyrë vendosi ekuilibrat (2-2), Emiljano Vila, i cili shndërroi në gol penalltinë të fituar po vetë.
Kur dukej, se dy skuadrat do të shkonin drejt barazimit të tretë sezonal (dy të parat kishin përfunduar 0-0), Vilfor Hysa shënoi golin e fitores 3-2 në minutën e 93-të.
E Shtune, 07 Mars 2009