E Diel, 1 Nëntor 2026

Rizvanolli: “Liga e Europës kalon nga Apolonia”“Është një ndeshje e rëndësishme për ne, por e vlerësoj si shumë e vështirë. Apolonia luan në shtëpi dhe skuadrat në fushën e tyre janë më të rrezikshme. Nga ana tjetër, dua të them se Apolonia (ve

Golashënuesi më i mirë i deritanishëm i Shkumbinit, Erjon Rizvanolli (6 gola në 15 ndeshje të aktivizuara), ishte autori i golit të parë në fitoren 2-0 të peqinasve kundër Apolonisë në fazën e parë, pikërisht në debutimin si trajner në kampionatin shqiptar të futbollit të serbo-boshnjakut Esad Karishik.

“Ndihem më mirë fizikisht dhe ditë pas dite po shkoj drejt 100 përqindëshit tim, por normalisht që duhet dhe pak kohë të jem plotësiht për 90 minuta të plota”, - tha për Albania-sport.com, sulmuesi 27-vjeçar, ish-lojtar i shtatë skuadrave të ndryshme në Shqipëri (Tirana, Dinamo, Partizani, Shkumbini, Elbasani, Egnatia, Kastrioti).

Rizvanolli, një ish-lojtari i Kombëtares U-21, e vlerëson si të vështirë takimin në “Loni Papuçiu’, edhe pse Shkumbini në ndeshjen e fazës së parë fitoi 2-0 me Apoloninë. 

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne, por e vlerësoj si shumë e vështirë. Apolonia luan në shtëpi dhe skuadrat në fushën e tyre janë më të rrezikshme. Nga ana tjetër, dua të them se Apolonia (vendi i 8-të) ka bërë një ekip të mirë, dhe mesa di nuk humbet në Fier prej tri ndeshjesh”, - theksoi Rizvanolli, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për dy klube të huaja, NK Zagrebit (8 ndeshje) në Kroaci dhe Tatabanja (6 ndeshje) në Hungari.

“Gjithsesi, ne do të shkojmë për fitore në Fier. Jemi në vendin e katërt pas 20 javësh kampionat dhe të gjithë shpresojmë të paktën ta mbyllim kampionatin në këtë vend, që të kemi shans edhe të luajmë në Ligën e Europës, çka do të ishte edhe kulmi i ekipit tonë dhe i tifozerisë së saj të jashtëzakonshme. Janë bërë shumë shpenzime këtë vit”, - përfundoi Erjon Rizvanolli, i cili personalisht gjatë pesë sezoneve me fanellën bardhekaltër ka shënuar në total 38 gola (84 ndeshje).

E Enjte, 19 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›