E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 25, Laçi – Apolonia 2-0

Edhe pse pa goleadorin Arlind Nora, Laçi me fitoren 2-0 kundër Apolonisë në javën e 25-të, jo vetëm që kapi vendin e tretë të Superligës, tashmë në kuotën e 37 pikëve, por skuadra e Stavri Nicës po konfigurohet si një nga formacionet më në formë të kampionatit elitar shqiptar.

Dy gola në pjesën e parë: Julian Brahja (10’) dhe Saimir Kastrati (22’), u mjaftuan kurbinasve për të regjistruar fitoren e 10-të sezonale e spostuar Tiranën në vendin e katërt, duke qenë tashmë një kërcënim i hapur ndaj Besës së vendit të dytë, me të cilën e ndan vetëm tri pikë kur duhen edhe tetë javë nga përfundimi i sezonit.

Apolonia, që nga ana e saj pësoi humbjen e 10-të sezonale, u rrëzua në vendin e 7-të, pasi Vllaznia fitoi 2-1 me Tiranën në kryeqytet.

Kurioziteti: me fitoren e sotme, Laçi u ngjit në kuotën e 8 fitoreve, kundrejt 7 fitoreve të Apolonisë në 18 ndeshje (3 barazime).

Kategoria Superiore
Java 25

Sot, 28.03.2010

Besa-Flamurtari 1-2
Shënues: Daniel Xhafaj 40’/ Migen Memelli 22’, Migen Memelli 79’

Tirana-Vllaznia 1-2
Shënues: Gjergji Muzaka 13 (p)/ Blaze Rajovic 25’(p), Sead Hadjibulic 85’

Laçi-Apolonia 2-0
Shënues: Julian Brahja 10’, Saimir Kastrati 22

Shkumbini-Teuta 1-0
Shënues: Endri Bakiu 41’ (p)

Dje, 27.03.2010

Dinamo-Kastrioti 1-1

Gramozi-Skënderbeu*
E ndërprerë më minutën e 75-të, kur rezultati ishte 1-0 për Skënderbeun

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 28 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›