Java 25, Besa-Flamurtari 1-2

Migen Memelli ishte heroi i një fitoreje me shumë vlerë të Flamurtarit ndaj Besës (2-1) në Kavajë, e që bën edhe njëherë tjetër shumë intrigues pjesën e poshtme të renditjes.
Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar realizoi një eurogol nga rreth 40 metra, kur lëshoi një “raketë të kompjuterizuar” në minutën e 22-të, përpara se golashënuesi më i mirë i Besës, Daniel Xhafaj, të barazonte shifrar në minutën e 40-të.
Në minutën e 79-të, Memelli, tashmë në kuotën e 7 golave, realizoi golin “trepikësh” për Flamurtarin, për të cilin ish-sulmuesi i Tiranës luan që nga java e 18-të.
Për Besën kjo ishte humbja e dytë sezonale me Flamurtarin, pas asaj 3-0 në fazën e dytë (një takim i përsëritur).
Kategoria Superiore
Java 25
Sot, 28.03.2010
Besa-Flamurtari 1-2
Shënues: Daniel Xhafaj 40’/ Migen Memelli 22’, Migen Memelli 79’
Tirana-Vllaznia 1-2
Shënues: Gjergji Muzaka 13 (p)/ Blaze Rajovic 25’(p), Sead Hadjibulic 85’
Laçi-Apolonia 2-0
Shënues: Julian Brahja 10’, Saimir Kastrati 22
Shkumbini-Teuta 1-0
Shënues: Endri Bakiu 41’ (p)
Dje, 27.03.2010
Dinamo-Kastrioti 1-1
Gramozi-Skënderbeu*
E ndërprerë më minutën e 75-të, kur rezultati ishte 1-0 për Skënderbeun
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 28 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili