Java 3, fiton Tirana, humbet VllazniaBesa fitoi 1-0 me Laçin, goli i kapitenit Bledar Mancaku (37’)

Publikoje ne:
Tirana me fitoren 0-1 në Ersekë kundër Gramozit ishte skuadra e vetme që fitoi në transfertë në pesë ndeshjet e zhvilluara. Golin e vetëm të takimit e shënoi Arbër Abilaliaj (46’). Dy skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë: Liridon Kukaj për Gramozin e Blendi Nallbani për Tiranën u ndëshkuan me karton të kuq.
Besa fitoi 1-0 me Laçin, goli i kapitenit Bledar Mancaku (37’). Nente pike te plota per kavajasit.
Kastrioti i shkaktoi një humbje dramatike Vllaznisë (1-0), edhe pse me rezultat minimal: Robert Grizha realizoi në të 52’.
Apolonia fitoi 1-0 kundër Shkumbinit në debutimin e trajnerit Kristaq Mile për peqinasit. Goli për fierakët u realizua nga i 19-vjeçari Ribaj (60’).
Dinamo-Teuta luhet në orën 19:00.
KATEGORIA SUPERIORE
Java 3, 13.09.2009, 16:30
Skënderbeu-Flamurtari 1-0
Antonio Rukavina 36’
Besa-Laçi 1-0
Bledar Mancaku 37’
Gramozi-Tirana 0-1
/Arbër Abilaliaj 46’
Kastrioti-Vllaznia 1-0
Robert Grizha 52’
Apolonia-Shkumbini 1-0
Ribaj 60’
Dinamo-Teuta 19:00
E Diele, 13 Shtator 2009