OLIMPIADA E ARTE, Kina i tregon botës madhështinë e “Pekin 2008”

Klodiana Bufi - Nëse Pekini dhe në vecanti Kina donin t'i jepnin botes një imazh pozitiv, kanë goditur në shenjë dhe ja kanë dalë mbanë mjaft mirë. Ishte një Olimpiadë, e cila për 16 ditë ka folur në të gjitha gjuhet e mundshme dhe me një organizim që i cuditi të gjithë. Cdo gjë ka qene e llogaritur sic duhet dhe nëse nuk do të ndodhte kështu, nuk mund të ishe në Kinë, aty ku mbretëronte evenimenti më i madh i sporteve me mbishkrimin "Pekin 2008", një vit i cili do të mbetet gjatë në mendjen e kinezëve.
Askush nuk e mendonte se një qytet aq të madh dhe te zhurmshëm, i zhytur mes pluhurave, do t'i bënte të gjithë të ndiheshin mire, sidomos kur ato fenomene që nuk i bënte natyra i bënin banoret e këtij vendi, duke freskuar tempujt sportive me shira artificiale, për të mbajtur të freskët frymëmarrjen e më shume se 10 mijë sportistëve. Kina ka arritur numrin 100 të medaljeve një numër jo i zakontë për këtë vend, numër i cilësuar i shenjtë në zakonet e tyre të hershme.
Vendi organizator u shpall dhe triumfuesi i Olimpiadës së 29-të në historinë e kohëve moderne. Kina ka rrëmbyer 51 medalje ari, 21 argjendi dhe 28 bronzi, duke shënuar një numër të paparashikuar suksesesh. Shtetet e Bashkuara numërojnë 10 më tepër, por 36 të arta, 38 të argjendta dhe 36 medalje bronzi. Ndërsa atë që bëri Rusia në katër ditët e fundit nuk e bëri asnjë shtet tjetër. Ishte jashtë treshes më të mirë të medaljeve, por rriti ndjeshëm numrin e tyre vetëm në fund të saj.
Ashtu sic cilësohet në të gjithë botën është atletika "mbretëresha e sporteve", dhe janë pikërisht disiplinat e saj që kanë dhuruar më tepër medalje. Në total janë ngjitur në podiumet e nderit një numër i madh atletësh, pasi bilanci përfundimtar numëron 959 medalje gjithsej. Kanë arritur të shënojnë emrin në librin e artë të kësaj olimpiade dhe te ngjiten në podium atletë nga vende që për popullsinë kineze ishin të padëgjuar me pare si, Mauritius, një ishull i vogël ne oqeanin indian, 900 km ne lindje të Madagaskarit ku boksieri Bruno Julie bëri të njohur vendin e tij me anë të një medalje bronzi.
Por Olimpiada ka marrë rrugëtimin e saj, për mos t'u ndalur më kurrë. Edicioni i saj i ardhshëm do t'i dhurojë Londrës madhështinë e organizimit për të 30-n herë të Lojërave Olimpike. Deri atëherë bota pritet të cuditet përsëri, këtë herë nga një vend monark, që di të sjellë në mënyrë të vecantë dhe aristokrate Lojërat e ardhshme Olimpike