Java e 13-të e Superligës do të nisë sot me 4 takime
Tiranë (Start) - Java e 13-të e Superligës shqiptare do të nisë sot me katër takime. Tirana do të presë në kryeqytet Teutën e Durrësit, ndërsa Vllaznia e vendit të dytë do të presë Partizanin në “Loro Boriçi”. Në letër më të favorizuar duken ekipet pritëse në këto dy takime, por nuk përjashtohet ndonjë surprizë e skuadrave udhëtuese.
Në “Ruzhdi Bizhuta” vendasit e Elbasanit do të presin Flamurtarin e Vlorës. Ndeshja ishte e programuar për dje, por u shty për shjkak të Festës së Pavarësisë. Në takimin tjetër, Lushnja do të presë Apoloninë në derbin e Myzeqesë. Skuadrat ndodhen në fundin e ftohtë dhe do të kërkojnë me ngulm të marrin një rezultat pozitiv.
Takimet do të luhen të gjitha në orën 14:00. Në të njëjtën orë, nesër do të luhen takimet e tjera, Shkumbini-Dinamo dhe Besa-Bylis.