Java e 24-të e Superligës shqiptare, luftë për mbijetesë mes 4 skuadrave
Supërliga po i afrohet fundit pasi për të luajtur përveç kësaj fundjave kanë mbetur edhe dy javë të tjera të cilat do të përcaktojnë fatet e skuadrave që do të marrin pjesë në kupat e Europes, pasi fituesi e kampionatit Skëndërbeu ka mbyllur kapitullin dje me fitoren ndaj Kastriotit.
Ajo që ra në sy këtë vit në eliten e futbollit ishte një rivalitet i dobët për titullin kampion. Ndërsa ajo që vijon të mbajë gjallë emocionet e futbollit në Shqipëri është lufta e ashpër që vazhdon të bëhet në për një vend në kupat e Europes dhe kryesisht për vendin e dytë në renditje, të cilin e synojnë jo pak, por katër skuadra.
Kukësi, që aktualisht mbanë këtë pozicion duhet të japë maksimumin në këto javë të mbetura për të arritur objektivin madhor dhe për të mbetur surpriza e vërtetë e këtij edicioni. Për të përmbushur këtë mision sa të vështirë aq edhe emocionues verilindorët do të luajnë sot në shtëpi ndeshjen e sezonit ndaj Flamurtarit, një rivali që synon tu rrëmbejë të besuarve te teknikut Cungu vendin në renditje.
Kjo ndeshje cilësohet si më e rëndësishmja e kësaj fundjave për vetë pozitat që ekipet kanë në renditje. Përveç kësaj sfide pas pak në fushen e lojes do të zbresin të gjitha skuadrat e kategorisë superior, të cilat ndryshe nga javet e tjera këtë fundjavë do të luajnë në një orar që është ora 16.00.
Kështu në javen e 24 të supërliges do të kemi këti përballje:
Luftëtari – Tomori , Laçi – Shkumbini
Bylisi – Teuta , Apolonia – Tirana
Vllaznia – Besa dhe Kukësi – Flamurtari