Seria A java e 34-të, bardhezinjtë për të siguruar titullin ndaj Torinos
Seria A luan sot dhe nesër ndeshjet e vlefshme për javën e 34-të e cila fillon sot me tre ndeshjet e para të kësaj fundjave. Në orën 18 do të luhen dy takimet e para Atalanta – Bolonja dhe Kaliari – Udineze, ndërsa në mbrëmje do të luhet ndeshja mes Paskarës dhe Napolit.
Kampionati italian vazhdon të Dielën me të tjera përballje interesante ku bie në sy derbi mes Torinos dhe Juventusit. Bardhezinjtë janë shumë pranë zyrtarizimit si kampion të Seria A për të dytin vit radhazi dhe një fitore në derbi do të bënte që të besuarit e Kontes të preknin me një dorë titullin e këtij sezoni. Kjo sfidë pritet të dhurojë emocione dhe spektakël pasi rivalitet mes dy ekipeve torineze gjithmonë ka qenë shumë emocionues.
Përveç kësaj sfide, duele interesante parashikohet të jenë edhe sfidat e skuadrave që synojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës apo edhe ato që pretendojnë qëndrimin në kategorinë e parë të futbollit italian. Milan kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes me Juventusin për të mbajtur të paktën vendin e tretë në renditje pasi rrezikohet nga Fiorentina. Këta të fundit kanë një ndeshje të vështirë në transfertë ndaj Sampdorias.
Po ashtu fitore në këtë fundjavë pritet të regjistrojnë edhe skuadra e Romës, Lacios dhe Interit, që vazhdojnë të jenë në garë për një vend në Europë.
Në javën e 34-të Serisë A do të kemi këto përballje:
Atalanta – Bolonja,
Kaliari – Udineze,
Pescara – Napoli
Ndërsa neser do të luhen këto takime:
Roma -Siena,
Kievo – Xhenova
Palermo – Inter,
Parma – Lacio,
Sampdoria – Fiorentina
Torino – Juventus
Milan – Katania