E Shtunë, 31 Tetor 2026

Primera Divizion java e 33-të, bie ne sy Derbi Madrilen Real Atletiko Madrid

Primera Divizion ka luajtur dje ndeshjen e parë të javes së 33-të ku Rejo Valekano dhe Osasuna kane ndarë një barazim 2-2, ndërsa sot, nesër dhe pasneser kampionati spanjoll do të luajë edhe takimet e tjera të kësaj fundjave. Dy bigët e kampiontit iberik Barcelona dhe Real Madrid pas zhgënjimit në Champions përballë skuadrave gjermane pritet të rikthehen sot te fitorja. Si katalanasit ashtu edhe madrilenët këtë fundjavë do të luajnë në transfertë.

Të besuarit e Vilanovës do të udhëtojnë drejt qytetit bask ku do të ndeshen kundër Atletiko Bilbaos në një transfertë që pritet të rezultojë e vështirë për kryesuesit e kampionatit pasi baskët janë në pozita të vështia dhe rrezikojnë rënien nga Kategoria. Po ashtu i vështirë parashikohet të jetë edhe takimi i “galaktikëve” që në Vinsente Kalderon përballë Altletiko Madit.

Të besuarit e Diego Simeones që nuk kanë impenjime në kompeticionet europiane pritet që sonte të marrin një fitore ndaj të besuarve të Mourinjos të cilët më shumë po mendojnë për sfidën e kthimit ndaj Dortmund sesa për atë të mbrëmjes së sotme. Ky fakt vërtetohet më së miri më lënien pushim të Kristiano Ronaldos. Ylli portuges pritet të luajë vetëm pak minuta në derbin e kryeqytetit madrilen pasi Murinjo kërkon ta ruajë për sfidën e kthimit ndaj gjermanëve.

Fundajva në kampionatin spanjoll pritet të dhurojë emocione të shumta ndërsa të apasionuarit e La Ligas do të kenë mundësi të shohin këto përballje:
Levante – Selta Vigo,
Atletiko Bilbao – Barcelona
Atletiko Madrid – Real Madrid
Saragoza – Majorka.

Nesër do të luhen këto takime:
Espanjol – Granada,
Malaga – Getafe,
Valadolid – Sevilja,
Real Sociedad – Valencia.

Ndërsa të Hënen do të mbyllë javën e 33-të sfida mes Real Betis dhe Deportivos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›