E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Parë, ndeshjet e javës së 28-të

Kategoria e pare luan pas pak ndeshjet e vlefshme për javen e 28-të. Pasi janë përcaktuar tashmë dy skuadrat që do të kalojnë në Supërligë. Ajo që e bën interesante këtë kategori futbolli është lufta për mbijetesë në tre javet e fundit të kampionatit.

Përveç skuadres së Naftëtarit, e cila e ka siguruar tashmë rënien një kategori më poshtë, janë plot 11 ekipe që rrezikojnë të mos jenë pjesë e kësaj skuadre në sezonin e ardhshëm futbollistik. Duke filluar nga i pesti që mbahet nga Tërbuni dhe duke vijuar deri të vendi i parafundit që aktualisht mabhet nga Gramshi, diferenca që i ndan këto skuadra është vetem 6 pikë, që matematikisht do të thotë të gjitha skuadrat rrezikojnë qendrimin në kategorinë e parë.

Pikërisht ky fakt i bën edhe më interesante javet e mbetura të kategorisë së parë. Kampioni i Kategorisë së Parë, Lushnja, ashtu si një javë më parë pritet të aktivizojë lojtaret e rinj, ndërsa të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe trajneri i Partizanit Hazan Lika që në derbin ndaj Kamzëz pritet tu japë më shumë hapësira lojtarëve të rinj dhe premtues për edicionin e ardhshëm.

Në javen e 28-të kategorisë së parë do të luhen këto takime:
Besëlidhja – Dinamo
Burreli – Iliria
Tërbuni – Pogradeci
Elbasani – Mamurrasi
Butrinti – Gramashi
Ada – Himara
Lushnja – Naftëtari
dhe Partizani – Kamza

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›