E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 11 klandestine kurde

11 klandestine kurde jane ndaluar diten e djeshme te Dogana ne kryeqytet. Ata u gjeten te fshehur ne nje kamion qe vinte nga Selaniku. Sipas burimeve te policise se Tiranes mesohet se klandestinet kishin ardhur ne Tirane prej Selanikut duke ndjekur linjen Turqi - Greqi - Shqiperi. Ata udhetonin me nje kamion qe transportonte pajisje elektronike te ndryshme nderkohe qe destinacioni i tyre final ishte Italia. Ndersa per shoferin turk te kamionit ka filluar ndjekja penale. Sic deklaron policia ky eshte nje rast i perseritur ku klandestinet nga Turqia ndjekin kete rruge per te mberritur ne brigjet italiane. Policia dyshon se rruga e ndjekur eshte njejta me ate te shume koheve me pare ndersa mendohet se shtetasit kurde jane nga e njejta zone. Disa kohe me pare ne vend kalimin kufitar te Kapshtices u kapen grupe klandestinesh kurde qe vinin kryesisht nga Greqia dhe nepermjet kalimit transit ne Shqiperi synonin te shkonin per ne vendet perendimore si Italia apo Franca.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›