Java e Bibliotekës në Kosovë
bërë ngjarje kulturore e vitit për librin dhe bibliotekat dhe së bashku me Konferencën Kombëtare të Bibliotekarisë, e cila organizohet në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, janë dy manifestime që kanë peshën e veçantë kulturore për zhvillimin e bibliotekarisë në përgjithësi. Kështu vlerësoi drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Sali Bashota. Zëvendësambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Michael Murphy tha se një demokraci e shëndoshë, në të cilën ligji respektohet dhe qytetarët janë të lirë të zhvillojnë aktivitetet e tyre në çdo fushë, janë synimet e Amerikës për shtetin e Kosovës. Ndërsa ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare e Kosovës e cilësoi si ajkë të vlerave të intelektuale kosovarë, të cilët fuqishëm kanë ruajtur shpresën për krijimin e shtetit të pavarur. "Java e bibliotekës", që nisi të hënën do të zgjasë deri më 17 prill, kur edhe shënohet mbyllja e aktiviteteve të këtij manifestimi kulturor të kulturës letrare.
Last Updated on E Marte, 13 Prill 2010 19:54