E Diel, 1 Nëntor 2026

Java e Filmit Holandez ne Tirane

Kinema

Java e Filmit Holandez ka nisur ne Tirane. Veprimtaria e cila ka nisur me 24 shtator e qe do te zgjase deri me 29 te po ketij muaji ka nje program te ngjeshur me shfaqje filmash. Cdo dite do te shfaqet nga nje film pjesemarres ne festivale filmash nderkombetare. Ne fjalen e saj kuratorja e festivalit Rada Sesic thote se holandezet jane udhetare te medhenj. Ata jane popull kureshtar per te njohur te tjere njerez peizazhe te ndryshme te vezhgojne kuptojne e te behen pjese e kulture se te tjereve. Proven e kesaj dukurie mund ta gjejme dhe ne kinemane holandeze. Regjisoret shkojne shpesh jashte vendit ne kerkim dhe gjetje risish gje qe shpesh ndiqet prej realizimesh te arrira dhe te bukura. Ne programin e ketij viti te Highlights of the Lowlands publiku shqiptar do te kete mundesi te njihet me filma intrigues dhe frymezues te realizuar prej regjisoreve holandeze te cilet kane eksploruar subjekte te rendesishem jashte vendit ose kane vendosur historite e tyre ne vende terheqese te paeksploruara me pare apo histori te ndodhura mes te huajve qe jetojne ne Holande. Cdo film qe do te shfaqet ben te mundur te shohim realitetin nga nje kend i pazakonte te shtyn te rivleresosh konceptet dhe nocionet qe i mendonim familjare. Sipas kuratores regjisoret e kinemase autor ndeshen sot per cdo projekt te ri si donkishote te koheve moderne brenda kinemase europiane bashkekohore. Situata e tyre pasqyron ne menyre te habitshme provokuese te rafinuar gjendjen aktuale te botes se sotme dhe na shtyn te reflektojme mbi disa ceshtje shume te rendesishme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›