Thoma Kacori Poezite e panjohura te rilindesit te fundit
Ende perballet me trishtimin e dhimbjen. Arrin ti beje balle vetem permes muzikes. Ajo eshte soprano. Nje prej me te njohurave te Operes se Sofjes. Violeten kenga e ka shoqeruar kurdo. Madje edhe atehere kur djali nga Shqiperia Thoma Kacori i propozoi te martoheshin ajo i vuri nje kusht te vetem te mos e ndante nga muzika. Ai pranoi menjehere. E donte dijen artin... gjithcka qe lartesonte shpirtin. Thomai ishte nje djale ndryshe. Keshtu kaluan vitet bashke. Ai shqiptar ajo bullgare e megjithate shqiptare po aq sa edhe i shoqi. Ky ishte Thoma Kacori personalitet i shquar i letrave shqipe. Njeriu qe konsiderohej i fundit i rilindesve shqiptare. Nderroi jete me 13 dhjetor te vitit 2008 ne Sofje te Bullgarise ne moshen 86-vjecare... Tani Violeta jeton vetem ne shtepine numer 5 ne rrugen Totleben ne Sofje. Eumlshte nje shtepi e mbushur me histori te shumta me ngjarje me pritje e percjellje te shqiptareve kushdo qofshin ata personalitete ose jo. Nje shtepi qe per nje kohe te gjate ishte kthyer ne nje ambasade shqiptare ne Bullgari. Thomai te gjithe i fuste brenda ndersa Violeta i priste si nje nuse e vertete Shqiperie. Ai nuk jeton me dhe Violeta ia ndjen mungesen cdo cast. Ndonjehere kur vertet deshiron te takohet me te mbyllet ne biblioteken e madhe dhe rremon mes shenimeve te tij. Ka mjaft te tilla. Doreshkrime ende te pabotuara. Puna e nje jete e Thoma Kacorit mes letersise perkthimeve studimeve shkencore e hulumtimeve te rralla te gjuhes shqipe. Keshtu Violeta gjeti poezite e pabotuara te Thomait. I mblodhi te gjitha i grupoi dhe nje dite vendosi ti botonte. Vec poezite e dashurise ato per atdheun ato per bukurite natyrore... Per kete erdhi per pak dite ne Shqiperi. Deshiron qe puna te nise menjehere. Do te jete shtepia botuese Argeta LMG e cila do te kujdeset per botimin e nje vellimi te plote me poezi ndersa publicisti Kristaq Laka me perzgjedhjen e me te mirave prej tyre. Violeta eshte e kenaqur. Me pare disa prej poezive te tij lirike jane kthyer ne kenge te cilat i ka interpretuar vete bashkeshortja e tij Violeta. Vazhdon te ndjeke me kujdes vepren e te shoqit. Ai ka punuar mjaft per kete. E kur e pyet zonjen elegante nga Bullgaria ne ka te tjera doreshkrime te mbetura ne biblioteken e shtepise pohon me koke. Me shqipen e saj te paster thote se jane te shumta. Me kohen do te kujdeset edhe per to. Jane doreshkrime qe i perkasin fushave te ndryshme por nuk ka kujtime te hedhura ne leter. Ato Thomai nuk i ka shkruar asnjehere edhe pse jeten e ka pasur te mbushur plot ngjarje e takime qe kane pasur rendesi. Puna si profesor ne Universitetin e Sofjes ne katedren e linguistikes krahasuese indoeuropiane dhe me vone te ballkanistikes i dhane mundesi te kishte kontakte me shume personalitete te letersise dhe te shkences shqiptare ne konferencat dhe simpoziumet nderkombetare te kultures dhe te shkences ne pergjithesi. Thoma Kacori shkencetari dhe shkrimtari profesori dhe intelektuali lindi ne vitin 1922 ne Shtike te Kolonjes. Kur pushtuesit italiane e mbyllen liceun e Korces Thomai emigroi te vellezerit e nenes ne Bullgari pasi i ati ishte mergimtar ne Amerike. Ai shkoi ne Sofje kur Shqiperia u pushtua nga fashistet italiane. Ishin vitet lsquo40 te shekullit te kaluar. Thomai shkoi ne Bullgari ne nje kohe kur aty kishte mjaft shqiptare. Kolonia ishte ende gjalle dhe me ndihmen e disa patrioteve ajo bente perpjekje per te ekzistuar dhe per ta vazhduar punen. Mes tyre u fut edhe Thomai. Kolonia shqiptare e Sofjes me traditat qe kishte krijuar la mbresa e ndikoi ne formimin e tij atdhetar. Ne Bullgari Thomai mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Sofjes Fakultetin e Drejtesise Administrative. Ne Tirane e ne Sofje filloi te botoje krijimet e tij te para ne shtypin letrar. Me 1957-n botoi ne Tirane vellimin e pare me tregime Jete me brenga me 1958-n novelen Dite qe sharrohen me te cilen mori cmimin e dyte ne Konkursin Letrar Kombetar. Ne vitin 1961 boton romanin Per Memedhene me dy vellime dhe me pas novelen Dashuria per te vazhduar me romanin Shpata e Kastrioteve Fabula me 1989 romanin Bijte e shtrengates 100 Fabula Kandili i De Rades si dhe romanin Kryetrimi i Arberise-Skenderbeu i cili u botua ne vitin 2007 me rastin e 600-vjetorit te lindjes si dhe librin me tregime Tregime te mocme. Me 1998 u botua ne Sofje libri Albania me bashkautor Bobi Bobev. Thoma Kacori ka nje veprimtari te gjere edhe ne fushen e studimeve shkencore. Eumlshte bashkautor dhe redaktor i pjeses ne gjuhen shqipe te Fjalorit bullgarisht-shqip si dhe autor i dy librave per mesimin e gjuhes shqipe nga te huajt njeri ne versionin bullgarisht ndersa tjetri ne anglisht te cilet jane botime te Universitetit te Sofjes. Thoma Kacori eshte shquar ne hulumtimin e zhvillimin e shkencave albanologjike. Ka botuar nje numer artikujsh shkencore e libra qe kane terhequr vemendjen e studiuesve per thellesine e mendimit per argumentet shkencore ku nje vend me rendesi ze libri Ndricime. Thomai eshte nje hulumtues i rralle i gjuhes shqipe i formimit prejardhjes evoluimit e pasurimit te saj nder shekuj. Njihte mjaft mire 6-7 gjuhe te huaja cka e ndihmoi ne perkthimet e tij. Per gjuhen e perdorur dhe per perkushtimin ndaj vendit te tij Thoma Kacorin e kane quajtur rilindesi i fundit shqiptar. Ne maj te 2008-s pak para se te nderronte jete Thoma Kacori u nderua nga Presidenti me titullin Nder i Kombit. Violeta tregon se ky gjest i fali lumturi te madhe sepse Thomai ishte shqiptar deri ne fund.