E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jordani operacion ne zemer per mbretereshen Rania

Mbreteresha e Jordanise Rania i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale ne New York per te kuruar nje forme te lehte aritmie.

Lajmin e ben te diur pallati mbreteror i Amanit duke theksuar se nderhyrja u krye pa asnje problem dhe mbreteresha eshte ne gjendje te mire shendetesore. Mbreteresha do kaloje dy nete ne spital dhe me pas do kthehet ne Jordani thuhet ne komunikaten zyrtare.

Rania qe para pak ditesh mbushi 40 vjec shoqeroi bashkeshortin mbretin Abdallah ne New York gjate Asamblese se OKB-se. Gjate kesaj vizite ajo promovoi disa nisma per permiresimin e kushteve te femrave ne bote.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›