Elbasani i shkakton humbjen e dyte sezonale nje Skenderbeu te brishte
Elbasani triumfon ne Ruzhdi Bizhuta fale nje goli te Merxhes realizuar ne minuten e 68-te dhe i shkakton Skenderbeut pretendent humbjen e dyte ne kete sezon. Korcaret tregojne dhe nje here se jane nje skuader e brishte. Humbjen e meparshme korcaret do ta provonin para dy javesh ne Peqin ku u munden 3-1 nga Shkumbini. Ne pjesen e pare te dyja skuadrat luajne si te barabarta. Gjate ketyre 45 minutave jane ekzekutuar 25 goditje denimi cka do te thote se eshte luajtur nje loje agresive mes tyre e cila eshte shoqeruar me nderprerje te herepashershme. Elbasani ka pasur disa mundesi per shenim por nuk ka treguar qartesine e duhur para portes se Shehit. Nderkohe qe Skenderbeu ka qene me racional dhe ka menduar te mbrohet mire. Ka besuar me shume tek aksionet e gjata dhe te rrjedhshme por qe kane qene me te lexueshme. Edhe miqte nga Korca kane pasur rastet e tyre por thuajse asnjehere nuk e kane vene vertet ne veshtiresi portierin e elbasanasve Llanin. Goli i vetem i ndeshjes erdhi ne minuten e 65-te Merxha leshon nje gjuajtje ne drejtim te portes se Skenderbeut por nje devijim i Ristovskit ka nxjerre nga trajektorja portierin Shehi i cili nuk kishte se cte bente tjeter vecse ta shikonte topin te perfundonte ne rrjete. Ne kete menyre Skenderbeu ka humbur mundesine per ta parakaluar Flamurtarin qe u ndal ne Durres te shtunen. Verdheblute me lojtare te rinj por te talentuar si Raboshta kane marre nje fitore konfirmimi duke grumbulluar pike te cmuara dhe konsoliduar pozitat ne pjesen e siperme te klasifikimit.