Java e Frankofonisë koncert në Korcëi orkestrës së Rumanisë
KORCË - Orkestra Mbretërore e Rumanisë, e drejtuar nga dirigjenti Zhani Ciko, dha sot pasdite në në sallën e teatrit A.Z.Çajupi në Korçë një koncert, pjesë e aktiviteteve të Javës së Frankofonisë që po zhvillohet në këtë qytet, organizuar nga Ambasada rumune ne Tiranë, në bashkëpunim me shoqatën e frankofonisë korçare dhe Bashkinë.
Ambasadori i Rumanisë, Viorel Stanila vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira kulturore që janë vendosur mes Korçës dhe Bukureshtit ndërsa falenderoi publikun për pritjen e ngrohtë.
Kryetari i shoqatës së frankofonisë të Korçës, Ilia Skëndi falenderoi Ambasadën rumune për bashkëpunimin kulturor dhe Orkestrën Mbretërore të Rumanisë për koncertin cilësor për publikun korçar.
Orkestra Mbretërore e Rumanisë nën drejtimin e dirigjentit Zhani Ciko ekzekutoi pjesë të kompozitorëve rumunë George Enesku, Konstantin Silvestri, Paul Konstantinesku dhe Guillaume Lekeu, si dhe të kompozitorëve shqiptarë, Thoma Gaqi dhe Ajet Çekiçi. Soliste në violinë ishte violinistja shqiptare, Irina Nanushi dhe violinistja rumune, Simina Kroitoru.
(e.m/ata/balkanWeb)