Tadic: Njohja e Kosovës nuk do të ndodhë kurrë
BEOGRAD– “Zgjidhja e konfliktit historik serbo-shqiptar duhet të gjendet në atë mënyrë që njëra palë t’i fitojë të gjitha e tjetra t’i humbë të gjitha”.Kjo ka qënë deklarata që ka bërë mbrëmë presidenti i Serbisë Boris Tadic gjatë një interviste për TV Klan Kosova.
Kreu i shtetit serb pyetjes nëse do të ndodhë ndonjëherë njohja e pavarësië së Kosovës nga Serbia i është përgjigjur në mënyrë të prerë:-“Kjo nuk do të ndodhë kurrë!”.
Ndërkohë Tadic ka theksuar faktin se zgjidhja nuk do të jetë njohja e pavaresisë së njëanshme së Kosovës nga Serbia, por do jetë dialogu midis palëve për cështje teknike që do bëjë të mundur hapjen e një shtegu të ri për zgjidhjen e konfliktit historik.
Presidenti i Serbisë ka nënvizuar faktin se nuk mund të pranojë njohjen e shtetit të Kosovës pasi kjo do ishte një shkelje e Kushtetutës së Serbisë, ndaj për këtë arsye përfaqësuesit duhet të gjejnë një zgjedhje të pranueshme nga popujt repektivë të dy vendeve.
“Kjo nuk do të thotë se përfaqësuesit legjitimë të popujve nuk mund të shfaqin me guxim ide e zgjidhje që nuk janë aq të dukshme për të gjithë përfaqësuesit e popujve, por që në fund mund të jenë të pranueshme me referendum ose me deklarim të popullit”, ka thënë Tadic.
Ndërkaq presidenti i Serbisë Boris Tadic ka theksuar faktin se në kërkim të zgjidhjes së problemit të Kosovës nuk mund të hiqet dorë nga mbrojta e vullnetit dhe e interesit të serbëve në Kosovë të cilët nuk dëshirojnë të integrohen në shtetin e shpallur njëanshëm të Kosovës.
“Nuk mund të gjurmoj zgjidhje praktike e të mos marrë parasysh realitete që ekzistojnë. Sepse sikur të mohoja mendimin e serbëve në Kosovë do të sillesha si Milosheviqi i cili kishte mohuar mendimin e shqiptarëve para se të ndodhte konflikti, të cilët edhe para konfliktit nuk dëshironin të jetonin nën çatinë sovrane të Serbisë,- ka deklaruar Tadic.
Pyetjes se përse nuk u ka kërkuar falje shqiptarëve të kosovës për krimet e luftës Tadic u shpreh:-“Po bëhen hetime serioze për krimet nga të dyja palët. Falja dhe duhet të jetë pjesë e procesit politik por duhet të ketë edhe një qëllim. Ky qëllim është pajtimi. Do të vijmë në fund në këtë pikë, por ndërkohë është e nevojshme të bëhen hetime për të gjitha që kanë ndodhur dhe të bëhen procese gjyqësore që na çojnë në gjendjen e sundim të ligjit”.
Kreu i shtetit Serb ndërkohë është shprehur se Integrimi Europian është parakusht i zgjidhjes së qëndrueshme të konfrontimeve dhe tensioneve në Ballkanin Perëndimor, por hyrja në BE nuk është ilaç i të gjithave cështjeve, kështu që Beogradi e Prishtina disa probleme duhet t’i zgjidhen vetë.
(e.m/koha/BalkanWeb)