E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet fosili më i madh i kafshës në histori

ANGOLA- Shkencëtarët në Angolë kanë gjetur eshtrat e një dinozauri më të madh gjatë historisë . Fjala është për bimëngrënësin sauropod, njëri nga krijesat më të mëdha që ka ecur ndonjë herë nëpër tokë.

Ekpertët të cilët kanë gjetur fosilet e kafshës menjëherë pasi zbuluan eshtrat e këmbëve të kësaj krijese, thanë se bëhet fjalë për një lloj dinozauri të panjohur deri më tani.

Fosili u gjet afër dhëmbëve të peshqve e të peshkaqenëve dhe supozohet se peshkaqenët ndoshta e kanë joshur të hynte në det e pastaj e kanë mbytur.

Dinozauri i ri e ka marrë emrin Angolatitan adamastor, që do të thotë Divi nga Angola. Adamasotor është qenie kolosale nga mitologjia portugez,- ka bërë të ditur Reuters.

(e.m/reuters/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›