E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do te flasin shqip iranianet

IRALB nis shqiperimin e filmave iraniane dhe se shpejti ato do te jene dhe per publikun shqiptar. Duhet thene se vitet e fundit, kinematografia iraniane ka nje zhvillim te madh dhe nje perballje shume intelektuale me pjesen tjeter te Botes

IRALB, qendra e filmit Iran-Shqiperi, shkurt "IRALB", ka krijuar me mbeshtetjen e fondacionit te njohur kulturor "Saadi Shirazi" ne Tirane seksionin e perkthimit ne shqip te filmave me te njohur te kinemase iraniane. Ndaj, se shpejti, pritet qe filmat me te ndjekur ne vitet e fundit te kinematografise moderne iraniane si "Ngjyra e Zotit" (Range Khoda), "Nusja"(Aroos), "Suksesi i papritur" (Toufigh Ejbari), "Shefi" (Reis), "Dita e trete" (Rooze sevoom), etj., tashme jane gati per ekranet dhe kinemate shqiptare. Duke iu referuar, drejtorit te fondacionit, "IRALB" do te sherbeje si nje qender mediatike vizuale ne fushat e prodhimit te filmave artistike, dokumentare iraniane dhe shqiptare, do te krijoje kushtet e dyanshme per shperndarjen dhe shfaqjen e filmave ne kinema, kanale televizive dhe ne organizatat e tjera publike dhe joqeveritare. Gjithashtu, qendra do te beje dublimin dhe titrimin e filmave kinematografike, shkembim pervoje ne prodhimin e filmave artistike, dokumentare, por edhe do te organizoje javen e filmit iranian ne Shqiperi dhe anasjelltas si edhe do te marre pjese ne festivalet nderkombetare te filmit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›