Java e blofeve, fitojnë Himara e Ada
Mund të konsiderohet si java e surprizave: Ada mund minimalisht Besëlidhjen duke i ndalur vrapin kësaj skuadre drejt kreut, ndërsa Himara ka marrë sërish tri pikë në transfertë, duke iu afruar ndjeshëm Vlorës së vendit të 14-të. Edhe kjo e fundit ka marrë një rezultat të pastër ndaj një skuadre me traditë, siç është Elbasani. Në pak fjalë po vërehen edhe llogari mes klubeve, teksa i sigurt deri tani është zbritja një kategori më poshtë e Skraparit. Pas dënimit nga ana e Disiplinës, drejtuesit vendosën që të bojkotonin kampionatin, ndaj në javët e fundit, sipas kalendarit, ekipet që luajnë ndaj kësaj skuadre i marrin tri pikët në tavolinë. Kështu ndodhi dje me Kukësin, skuadër kjo që nuk zbriti fare në fushë, duke sigluar një rezultat 3-0 dhe duke mbajtur vendin e dytë me 62 pikë. Ndërkohë vazhdon të kryesojë Luftëtari që dje mundi në transfertë 3-0 Gramozin. Kolonjarët e Ilir Qirjakos kishin nevojë për pikë mbijetese, por nuk i kanë marrë dot. Në kahun tjetër, bluzinjtë e Dedes nuk mund të toleronin asgjë, ndaj kanë realizuar dy herë me Norën dhe një herë me Baçin, duke marrë 3 pikët e radhës dhe duke mbetur të palëkundur në vendin e parë. Një ndeshje delikate dhe të një vështirësie jo të vogël luajti Lushnja e vendit të tretë, që ishte mysafire në fushën e Gramshit. Aty ku asnjëra palë nuk e ka nxjerrë dot në dritë golin, kështu që është “firmosur” barazimi i bardhë 0-0.
Kategori 1/ Java e 27
Vlora-Elbasani 2-1
Shënues: Hoxha 52′ (p), Dalipaj 88′/ Gava 64′
Mamurrasi-Himara 1-2
Shënues: Selaci 46′/ Vinçente 34′, Gjondedaj 44′ (p)
Ada-Besëlidhja 1-0
Shënues: Lifja 44′
Gramozi-Luftëtari 0-3
Shënues: Nora 17′, 30′, Baçi 28′
Iliria-Butrinti 1-0
Shënues: Doçi 3′
Besa-Burreli 2-1
Shënues: Rroshi 16′, Bubeqi 25′/ Ivanaj 72′
Gramshi-Lushnja 0-0
Kukësi-Skrapari 3-0
(në tavolinë)
KATEGORIA E PARË
Nr. Ekipi ND F B H GSH GP P
1. Luftëtari 27 21 2 4 50 18 65
2. Kukësi 27 20 2 5 58 20 62
3. Lushnja 27 17 6 4 44 14 57
4. Besëlidhja 27 15 6 6 32 11 51
5. Besa 27 16 3 8 42 28 51
6. Elbasani 27 11 5 11 38 41 38
7. Ada 27 9 9 9 33 29 36
8. Gramshi 27 9 8 10 30 36 35
9. Burreli 27 10 3 14 22 35 33
10. Butrinti 27 8 7 12 27 33 31
11. Iliria 27 9 3 15 32 40 30
12. Mamurrasi 27 8 4 15 28 40 28
13. Gramozi 27 8 2 17 19 49 26
14. Vlora 27 6 6 15 24 44 24
15. Himara 27 6 5 16 25 40 23
16. Skrapari 27 3 9 15 16 42 15
Shënim: Skrapari i dënuar me -3 pikë dhe ka bojkotuar kampionatin. Kundërshtarët i marrin 3 pikët në tavolinë.