E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e fundit

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit vjeshtore të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll. Pas humbjes nga Trepça, Sigal Prishtina dëshiron ta përfundojë gjysmën e kampionatit me fitore ndaj Dritës të shtunën, derisa Trepça synon ta mposhtë edhe klubin tjetër prishtinas, Kolegjin EuroSport. Të dielën zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera. Peja llogarit në fitore në udhëtimin e saj në Vushtrri kundër Kosovës, ndërsa të njëjtën gjë e synon edhe Big Brother Bashkimi, i cili udhëton në Mitrovicë për t’u përballur me Bambin.

TechnoMarket Superliga – Xhiroja e 14-të

E shtunë
Sigal Prishtina – Drita 16:00
Kolegji EuroSport – Trepça 18:00

E diel
Kosova – Peja 18:00
Bambi – BB Bashkimi 15:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›