E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vargas nuk shkon në Real Madrid

Mbrojtësi i Fiorentinës, Juan Manuel Vargas nuk dëshiron të largohet nga klubi pas spekulimeve rreth interesimit nga Real Madrid. Gjiganti spanjoll thuhej se është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për yllin peruan, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon.

Megjithatë, 27 vjeçari insiston se nuk dëshiron të largohet nga Firenca. “E di se ka pasur spekulime, por nuk mendoj rreth këtyre gjërave. Nuk mund të flasim për atë se çka mund të ndodhë nesër. Por, krejt çka shoh në të ardhmen time është Fiorentina”, tha Vargas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›