E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e kulturës çame, kalvari i vuajtjeve në një libër

Aktivitetet e javës çame ndalesën e radhës e kishte pikërisht në vatër të Ministrisë së Kulturës duke sjellë plot 8 vëllime të reja nga autori, Arben Kondi, me veprën politike që ka një bashkim interesant "Kosovë-Camëri" dhe romanin "Tmerri". Kjo përzgjedhje e veprave më të mira nga autori Kondi ka sjellë kalvarin e komunitetit cam nga periferia në Tiranë.
 

Kreu i PDIU u shpreh se për herë të parë ato që humbën jetën gjatë spastrimit etnik dhe genocidit të popullsisë shqiptare të Çamërisë do të kenë varret e tyre.
 

Autori, Arben Kondi, u shpreh se ky vëllim botimesh është një dhuratë që vjen në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, kushtuar cështjes came dhe asaj kosovare, duke e parë problemin e tyre jo si problem thjesht i një komuniteti por si problem ndërkombëtar, të pandashme me njëra- tjetrën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›