E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shpëton dy fëmijët, mbytet në lumë 37- vjeçari shqiptar

Një emigrant shqiptar në Itali ka gjetur vdekjen në përpjekje për të shpëtuar fëmijët e tij nga mbytja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lumin Tanaro, në Asti të Italisë ku 37-vjeçari Arben Moishi, punëtor në shtetin fqinj, kishte zgjedhur për të kaluar të dielën me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë, 6 dhe 8 vjeç.
 

Mediat italiane raportojnë se Moishi pasi ka shpëtuar dy fëmijët e tij nga uji, ka mbetur mes dy blloqeve betoni.

Dyshohet se shkak i mbytjes së tij mund të jetë bërë ndonjë sëmundje, megjithatë ende nuk janë të qarta shkaqet. Ndërkaq nga ana e policisë italiane vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›