Java e parë e superligës, ja rezultatet
Takimi më i rëndësishëm i javës hapëse ishte ai midis Besës dhe Vllaznisë, i luajtur në stadiumin e Kavajës. Vendasit fituan pastër 2-0, duke i bërë një hapje të mbarë kampionatit të ri. Sulmuesi Daniel Xhafa, i ardhur nga Tirana gjatë merkatos, shënoi në minutën e 41-të, pas një pasimi të marrë nga Artion Poçi. Në minutën e 52-të është Erbim Fagu ai që dyfishon rezultatin për ekipin e drejtuar nga Shpëtim Duro.
Në Krujë, Dinamo e Shkëlqim Muçës fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Kastriotit, me gola të shënuar nga Bakaj në minutën e 17-të, Gentian Muça në të 68-ën dhe Bekim Kuli me penallti në minutën e 85-të. Tre minuta para fundit, Abazaj shënon golin e vetëm për krutanët, gol i cili vlen vetëm për statistikë.
Ndeshje emocionuese në Korçë midis Skënderbeut vendas dhe Laçit. Pas përmbysjeve të njëpasnjëshme të rezultatit, në fund kanë dalë të fituar korçarët me rezultatin 4-3.
Fiton edhe Apolonia në “Loni Papuçiu” ndaj Teutës. Për fierakët shënoi dy herë Hoti në minutat 45’ dhe 80’.
Gramozi ka shijuar pikën e parë në superligë, pas barazimit 0-0 ndaj Shkumbinit në stadiumin e Ersekës.
Ja rezultatet e plota të javës së parë të superligës:
TIRANA - FLAMURTARI 1-3
Shënues: Abilaliaj 28’ / Alvizh 11’, Roshi 18’, Zeqiri 38’ (11-m)
SKËNDERBEU – LAÇI 4-3
Shënues: Kuerebo 28’, 51’, Rukavina 60’, Çipi 90’ / Nimani 24’, Kraja 41’, Malo 75’
KASTRIOTI – DINAMO 1-3
Shënues: Abazaj 87’ / Bakaj 17’, G.Muca 68’, Kuli 85’ (11-m)
BESA – VLLAZNIA 2-0
Shënues: D.Xhafaj 41’, Fagu 52′
APOLONIA – TEUTA 2-0
Shënues: Hoti 45’, 80’
GRAMOZI – SHKUMBINI 0-0