Java fillon me zbardhjen e ekspertizës së FBI dhe arrestime për 21 Janarin
Javën që vjen pritet të ketë zhvillime të rëndësishme për hetimet e 21 Janarit. Burime afër organit të akuzës bëjnë të ditur se të hënën mund të përfundojë përkthimi i ekspertizës balistike që ka bërë FBI dhe përfundimet e saj rreth ndërhyrjeve në serverin e kryeministrisë. FBI ka arritur në përfundimin se serveri është kopjuar dhe më pas është fshirë. Deri tani nuk ka komente nëse FBI e ka ristartuar serverin dhe ka rindërtuar gjithë memorien e tij. Pritet që java të fillojë me arrestimin e dy personave të rëndësishëm të qeverisë, që kanë përgjegjësi për administrimin dhe prishjen e provave si dhe për ecurinë e ngjarjeve më 21 Janar.
Po ashtu burime ende të rezervuara thonë se ekspertiza e FBI ka arritur të ndërtojë balistikën e gjuajtjes mbi Faik Myrtajt, duke shkuar dhe drejt identifikimit të të dyshuarit kryesor si vrasës, që është një zyrtar i lartë i Gardës së Republikës.