E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunimi, Cooper së shpejti në Prishtinë

Javën e ardhshme pritet te mberrije ne Prishtine shefi i ndërmjetësimit të dialogut, Roobert Cooper. Ai do ti vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, me qëllim që t`i bindë palët për më shumë progres.

Diplomati amerikan Philip Reeker nuk ka arritur që ti bindë Prishtinën e Beogradin që të bëjnë kompromis rreth përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Kosova tashmë i ka çuar duart nga termi Republikë para saj, por Beogradi insiston që ti shtohet fusnota 1244, gjë që pala kosovare po e refuzon. Kjo është çështja rreth se cilës lehtësuesit e dialogut po përpiqen që ti bindin palët të arrijnë marrëveshje. Arritja e saj do të lehtësonte edhe raportet e Kosovës me BE-në.

Por burime ndërkombëtare kanë shpjeguar për gazetën se palët nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre dhe nuk janë pajtuar as pas vizitës në Prishtinë e Beograd të diplomatit amerikan Phillip Reeker, që bashkë me diplomatin evropian Robert Cooper lehtëson dialogun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›