Berisha: Viktimat e 21 janarit u vranë nga plumbat rikoshet të gardës
Kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin Bugajski Hour, i analistit të njohur Janush Bugajski, që transmetohet nga Albanian Screen. I pyetur për çështjen e 21 janarit, Berisha tha se garantonte se asnjë nga të vrarët nuk është qëlluar nga policia. Edhe pse tha se nuk mund të flasë pasi çështja është në hetim, Berisha shtoi se mundet që ata të jenë vrarë nga plumbat rikoshet të Gardës. Berisha tha se më 21 janar ndërtesa e kryeministrisë u rrethua nga një grusht njerëzisht që nuk kishin lidhje me shumicën e protestuesve. E sigurt është që ata nuk sollën lule, tha Berisha.
Ndryshe nga sa shprehet çdo ditë në mitingje e takime, Berisha tha se Edi Rama nuk është antieuropian. Por Rama është i bindur se duke bllokuar integrimin, dëmton qeverinë dhe prandaj bllokoi ligjet, tha Berisha. Ai shtoi se më 8 maj, Rama pësoi humbjen më të madhe në zgjedhje në rang botëror.
Duke folur për rastin e Metës, Berisha tha se ai është ekzemplar pasi u akuzua nga një video. Më pas Berisha ka folur gjatë për luftën ndaj korrupsionit, ndërsa analisti Bugajski e ka pyetur se çfarë ishte kjo e Metës në këtë luftë.