I vjedhin leket dhe vicin e dasmes
Fier- Hajdutet nuk kursejne as dyqanet e shitjes se mishit. Persona ende te paidentifikuar prej policise se Fierit kane kryer vjedhjen e radhes ne qender te fshatit Zharrez te komunes me te njejtin emer. Burime zyrtare thane se autoret kane hyre ne dyqanin e mishit me pronar Bujar B., duke marre mish dhe leke qe ndodheshin ne sirtar te banakut. Policia pohoi se sasia e mishit te vjedhur shkon ne 100 kg, nderkohe qe jane marre edhe 40 mije leke nga arka. Bujar B., kur ka shkuar mengjesin e djeshem ne dyqan per te shitur mish, ka pare deren e hapur, duke njoftuar menjehere sallen operative te komisariatit te policise Fier. Ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor, qe konstatoi vjedhjen e dyqanit me ane te thyerjes. Ekspertet moren gjurme te shumta gishterinjsh brenda ambienteve dhe hetuesit deklaruan se krimi nuk eshte kryer nga profesioniste, por hajdute ordinere. Sipas skemes se ngjarjes, autoret jane futur ne dyqan duke demtuar deren kryesore qe e kane hapur me sende te forta. Pronari i dyqanit u ka pohuar oficereve te Policise Gjyqesore se vicin e kishte therur mbremjen e se shtunes, pasi ne mengjes do te vinte nje klient per ta marre, pasi kishte dasme.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj