E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java mbyllet me acar, i le vendin pranveres

I ftohti polar eshte rikthyer ne vendin tone, duke perfshire te gjithe territorin nga reshjet e shiut e te debores, ndersa temperaturat kane zbritur me 3 apo 4 grade. Sipas sinoptikaneve temperaturat do te vazhdojne te ulen dhe gjate dites se sotme kur pritet qe te zbresin deri gjashte graden nen zero.

"Ardhja e nje presioni te ftohte atmosferik nga Evropa Veriore, ka ndikuar ne uljen e temperaturave ne vendin tone. Gjate dites se premte pritet qe temperaturat ne vendet malore te shkojne deri ne minus 6 grade", kane pohuar sinoptikanet. Sipas tyre, moti perseri do te jete i paqendrueshem dhe reshjet do te perfshijne gjithe Shqiperine edhe gjate te shtunes dhe te dieles. Masa te lageshta, te ftohta dhe te paqendrueshme do te vazhdojne te ftohin territorin e vendit, nderkaq qe temperatura me e ulet e shenuar gjate ketyre diteve, do te jete ajo e vendeve malore -6 grade Celsius dhe me e larta 8 grade Celsius, ne vendet e uleta.

Por mos u trembni, ky i ftohte nuk do te qendroje gjate. Sipas sinoptikaneve reshjet e shiut e te debores do te na shoqerojne deri ne mesjave, me pas do t'i themi lamtumire dimrit, pasi do te hyjme ne pranvere me shpejt nga c'pritej. Per sa i perket stines se pranveres, kete vit ajo do te jete e thate, pasi do te mungojne reshjet e shiut qe e karakterizojne. Temperaturat do te jene normale, te ngrohta, ndersa reshjet do te jene nen normalen. Duke qene se ardhja e pranveres se hershme, te paralajmeruar nga sinoptikanet eshte shume afer, te apasionuarit pas dimrit mund te shijojne bardhesine e debores, edhe per pak dite.

Pas shiut avitet behari

Temperaturat e uleta qe keto dite parashikohet te pushtojne vendin, nuk e kane te gjate. Javen e ardhshme, pritet t'i themi lamtumire dimrit, pasi do te hyjme ne pranvere me shpejt nga c'pritej. Sinoptikanet pohojne se kete vit pranvera do te jete e thate, pasi do te mungojne reshjet e shiut. Kurse temperaturat parashikohet qe te jene te larta po ne parametra normale per stinen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›