Cekia: Dosjet s'pengojne integrimin

"Keshilli i Evropes, do te shqyrtoje menyren e zbatimit te ligjit per hapjen e dosjeve, por ky ligj nuk do te pengoje Shqiperine ne rrugen drejt integrimit ne Bashkimin Evropian". Keshtu u shpreh dje, Ambasadorja e Republikes se Cekise ne Tirane, Marketa Fialkova. "Ankesa e opozites mbi ligjin e dosjeve, do te diskutohet ne Bruksel nga Komisioneret e Keshillit te Evropes, te cilet do te shqyrtojne per menyren e zbatimit te ketij ligji ne Shqiperi", u shpreh ajo. Por nga ana tjeter, diplomatja ceke theksoi faktin se ky ligj, eshte i nevojshem dhe garanton se do te jape ndihmen qe duhet, per zbatimin sa me korrekt te tij. Ambasadorja e Cekise, vendi i cili mban dhe Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, u shpreh se vendi i saj do te mireprese ndryshimet ne ligjin per pastrimin e figurave politike. Sipas saj, Shqiperise si nje vend ish-komunist, i nevojitet nje ligj i tille. Megjithate, Fialkova permendi faktin se ligji per hapjen e dosjeve te bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, ka paqartesi kushtetuese, te cilat duhet te sqarohen dhe prandaj ligji ka nevoje per ndryshime. Diplomatja ceke, u tregua shume e kujdesshme, qe te mos komentoje aspak qendrimin e kryeministrit Sali Berisha per kete ligj dhe vendimin per miratimin sa me pare te tij. Perkundrazi, duke anashkaluar kete pyetje, ambasadorja permendi faktin se ligji gezon miratimin nga shumica e Kuvendit dhe pavaresisht kundershtimeve te Bashkimit Evropian per ligjin, nuk do te ndikoje negativisht ne procesin e integrimit te vendit ne strukturat euro-atlantike. Ligji u miratua bujshem ne dhjetor te vitit qe shkoi, nga shumica ne kuvend. Opozita e majte, nuk pranoi te marre pjese ne votimin e tij duke braktisur sallen e Kuvendit. Por nga ana tjeter, Partia Socialiste beri padi ne Gjykate Kushtetuese, per shpalljen si antikushtetues, te ligjit per hapjen e dosjeve me argumentin se ai shkel te drejtat e njeriut. Ligji, i cili hyri ne fuqi ne fund te muajit qe shkoi, synon te verifikoje pastertine e figurave, te te gjithe te zgjedhurve dhe nepunesve te administrates publike, per te pare nese kane qene ish-bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit apo jo. Verifikimi do te behet nga nje komision i posacem, i perbere prej pese anetaresh. Komisioni nuk eshte ngritur ende dhe opozita, ka deklaruar se nuk do te marre pjese ne te.
Prekja
Ligji per hapjen e dosjeve per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit, nuk do te pengoje rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Te pakten sipas Ambasadores Ceke ne Tirane, Marketa Fialkova.
Prekja
Ligji per hapjen e dosjeve per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit, nuk do te pengoje rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Te pakten sipas Ambasadores Ceke ne Tirane, Marketa Fialkova.