E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java në Explorer

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 09:06

Kili, Toka e Ekstremeve

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në Kili, ku natyra ruan disa prej sekreteve të saj më të mëdha. Shkretëtira e Atakamës, dikur një tokë e begatë, sot është vendi më i thatë i planetit. Një vizitë në ishujt e braktisur në arkipelagun Huan Fernandes, në vendbanimin e Robinson Kruzos. Pyjet e pabindur tropikale me karakter unik janë një dhuratë e çmuar për Kilin, por edhe një barrierë që e izolon nga pjesa tjetër e Amerikës së Jugut.. Këto dhe shumë të tjera në ciklin e ri dokumentar.
Çdo të hënë, ora 20:00 në Explorer Natyrë

Makineritë e së keqes

Dizenjo elegante... Funksionim i saktë... Të bëra veç për një qëllim: për të vrarë... Historia e pajisjeve të vrasjes. Si vuajtjet dhe terrori u mekanizuan dhe si inxhinieria u erdhi në ndihmë makinerive të së keqes. Cilat ishin metodat primitive të ekzekutimit të njeriut e deri në teknologjinë që përdoret sot...
Çdo të hënë, ora 21:00 në Explorer Shkencë

Kush ishte Jezusi?
Kjo është historia e vërtetë e Jezu Krishtit, bota brutale në të cilën jetoi dhe forcat që formuan këtë njeri dhe misionin e tij. Sot shkenca ka nxjerrë në dritë informacione të reja rreth botës, ku dhe si u rrit ai. Do të shohim si u kthye nga një zejtar i thjeshtë në një udhëheqës karizmatik me mijëra ndjekës dhe me një mesazh revolucionar. Historia dhe arkeologjia e sotme mund të na zbulojnë ku predikonte Jezusi, ku mbështeteshin predikimet e tij. Shkenca na ka dhënë informacion të ri mbi ditët e fundit të jetës së Jezusit dhe përse konsiderohej si kërcënim për autoritetet. Gjithashtu do të na tregojë se disa nga vendet që adhurojmë janë vendet e gabuara, si dhe realitetin e errët pas tragjedisë dhe triumfit të kryqëzimit.
Çdo të enjte, ora 22:00 në Explorer Histori

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›