E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java teatrore 09, dramat e të rinjve

Tiranë, 23 nëntor NOA - Teatri Kombëtar po merr frymë vetëm nga shfaqjet e regjisorëve të rinj. Pas disa shtyrjesh të premierës së shumëpërfolur tashme Kush ka frikë nga Virginia Ëoolf, duket se të vetmit që gjallojnë në këtë institucion teatror kombëtar në Tiranë janë regjisorët e rinj.

Në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar vazhdon Festivali i Teatrit të të Rinjve Java teatrore 09 Sot në mbrëmje, do të shfaqet për artdashësit  Parfumeria me regji të Saimir Sinës, një dramë e shkruar nga Haqif Mulliqi. Interpretojnë Spiro Duni dhe Saimir Sina.

Skenografia është realizuar nga Sonilda Bardhoshit

Java teatrore 09nisi me shfaqjen "Norvegjia sot", me regji të Zana Krasniqit dhe vijoi me Morsa regji të Najada Elmazit, "Shtëpia e Bernarda Albës" regji të Alma Hotit, "Banorët e shkallës 5" Sonila Kapedani dhe do të mbarojë më datën 25 nëntor me shfaqjen  "Fundi i Lojës" me regji të Elis Matajt.

Juria e ngritur për të përcaktuar projektin fitues të regjisorit përbëhet nga  Ndriçim Xhepa, regjisori i ri Mikel Kalemi dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Joli Gjovreku.

Në ditët e para të dhjetorit,  organizatorët e tij (TK dhe MTKRS) do të shpallin edhe fituesit.

m.s/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›