E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java2/ Vllaznia në Kavajë kundër 3 shkodranëve

Besa-Vllaznia paraqet gjithmonë një sfidë tërheqëse për dy ekipet më me traditë në futbollin shqiptar. Besa e Hasan Likës dështoi në javën e parë me Kastriotin kur arriti një barazim të vështirë në Krujë 2-2. Golat e Emiljano Veliajt dhe Pino Malek Binogol nuk mundën të siguronin tripikëshin e dëshiruar nga formacionin i kushtueshëm kavajas. Vllaznia nga ana e saj në "Loro Borici" fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0, ndërkohë që provokoi edhe shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit të Luftëtarit Mystafa Hysi.
Objektivi i Vllaznisë së gjermanit Shulze dhe optimizmi i shkodranëve për pikë të plota do të përballet me agresivitetin e vendasve, teksa në rradhët e Besës militojnë tre shkodranë: portieri Arjon Mustafa dhe mbrojtësit Ervis Kraja dhe Amarildo Belisha. Në ndeshjen kundër Vllaznisë, Besa do të paraqitet me dyshen e re sulmuese senegalezin Herbert dhe kamerunasin Binogol. Besa, një nga ekipet më shumëkombëshe të Supërligës, 12 lojtarë janë të huaj, barazoi në miqësoren e fundit 1-1 me Lacin, teksa Vllaznia humbi 2-0 testin me Kombëtaren e Shpresave.
Në takimin e fundit të zhvilluar në Kavajë, Besa fitoi 1-0 me golin e shënuar nga Romeo Hamzaj nga pika e bardhë, një ndeshje që u kontestua jo pak nga formacionin shkodran që atëherë drejtohej nga Hysen Dedja, ashtu si Besa nga Përparim Daiu.
Sfida me kavajasit do të jetë edhe sfida e parë në transfertë e trajnerit të Vllaznisë, Ulrih Shulze, një sfidë që ai kërkon ta fitojë, por me të njëtin synim është edje trajneri Hasan Lika që e dëshiron fort një "1" në premierën e tij në shtëpi.
Te Besa i parikuperuar është sulmuesi Parid Xhihani, ndërsa te Vllaznia akoma nuk është e sigurt nëse do të luajnë Dabulla, Rad, Radusinovic, Osja, por edhe Bejzade.
Takimi Besa-Vllaznia do të gjykohet nga Shkëlqim Guce (Lushnjë) me ndihmës të tij Arben Molla, Arjan Mali.

RENDITJET
Vllaznia ndodhet në vendin e katërt me 3 pikë, ndërsa Besa në vendin e pestë me një pikë.
STATISTIKA
Dhjetë takimet e fundit midis dy ekipeve në kampionat
15.04.2006 Besa-Vllaznia 1-0
18.02.2006 Vllaznia-Besa 5-2
30.11.2005 Besa-Vllaznia 0-1
24.09.2005 Vllaznia-Besa 0-3
08.05.2004 Vllaznia-Besa 6-0
13.03.2004 Besa-Vllaznia 2-1
13.12.2003 Vllaznia-Besa 3-1
08.10.2003 Besa-Vllaznia 0-2
10.05.2003 Vllaznia-Besa 4-2
30.11.2002 Besa-Vllaznia 1-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›