Java 2/ Flamurtari-Apolonia, derbi i të rikthyerëve në Superligë

Dy ekipet e rikthyer në Supërligë, sezonin e kaluar përjetuan një duel të fortë në Kategorinë e Parë, por që pati fitues Flamurtarin, njëherësh edhe kampion i kësaj kategorie.
Debutimi i të dy ekipeve në Kategorinë Superiore përfundoi me humbje me nga një gol diferencë. Flamutari humbi 2-1 me Shkumbinin në Peqin dhe Apolonia me Partizanin në Tiranë 3-2.
Për teknikun vlonjat Agim Canaj, Apolonia përbën një rast shumë të mirë për të siguruar pikët në një kompeticion aspak të lehtë. Në ndeshjen e fundit miqësore Flamurtari fitoi me Luftëtarin 3-1, ndërsa Apolonia e teknikut rumun Silviu Dumitresku humbi me Elbasanin 3-2.
Flamurtari është përgatitur psikologjikisht për të arritur një fitore, kur në radhët e tij do të ketë edhe shërbimin e një qendërmbrojtësi me përvojë si kongolezi Sasha Delain, teksa një kontrubut të rendësishëm priten të japin edhe nigeriani Roxher Pandong dhe dhe kongolezi Ricard Bokotola. Canaj i ka besuar kapitenit Johan Driza udhëheqjen e ekipit, ndërkohë që pritet edhe ndonjë rokadë në portë, ku Billa, tepër i kritikuar për paraqitjen e tij në ndeshjen me Shkumbinin mund të zëvendësohet nga Dine.
Skuadra fierake është me lojtarë të rinj në përbërje, por nën drejtimin e trajnerit rumun, paraqiti një displinë taktike dhe shpirt gare për t'u admiruar në Tiranë me Partizanin.
RENDITJET
Flamurtari ndodhet në vendin e dhjetë me o pikë, ndërsa Apolonia në vendin e nëntë po me zero pikë.
FLAMURTARI-APOLONIA
Ora 15:00 – Vlorë
Sokol Cekaj(Lac)- Eduard Miho, Vigan Guranjaku
* * *
Dhjetë takimet e fundit midis dy ekipeve në kampionat
15.03.2003 Flamurtari-Apolonia 1-0
05.10.2002 Apolonia-Flamurtari 1-2
06.04.2002 Apolonia-Flamurtari 2-0
27.10.2001 Flamurtari-Apolonia 4-1
09.12.2000 Apolonia-Flamurtari 1-0
29.04.2000 Flamurtari-Apolonia 3-1
04.12.1999 Apolonia-Flamurtari 2-0
27.03.1999 Apolonia-Flamurtari 1-0
31.10.1998 Flamurtari-Apolonia 1-1