Dinamo në krizë, refuzime masive kandidatësh

Kampionia e Shqipërisë, Dinamo, ndodhet në "krizë rekrutimi" lojtarësh për sezonin e ri 2008-2009. Të paktën këtë dëshmojnë refuzimet e disa prej lojtarëve të piketuar edhe si përforcimet më të mundshme të bluve.
Kështu, mbrojtësi Elvis Sina (Tirana), mesfushori Hetlem Capja (Tirana) dhe sulmuesi Oriand Abazaj (Kastrioti) nuk kanë pranuar ofertën financiare të presidentit Besnik Sulaj.
Në dyshim të Dinamo është edhe vazhdimi i Sokol Ishkës (2 gola sezoni e kaluar) dhe Artion Pocit (3 gola), dy lojtarë më kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit të 17-të të Dinamos. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një ofertë të "varfër" financiare të propozuar nga bosët blu.