Lushnja firmos me Çelën e Sekserin, pret Milen

Sulmuesi beratas Vangjel Mile, i cili luajti si huazuar nga Dinamo te Teuta në fazën e dytë, mund të jetë edhe goditja më e madhe e merkatos së skuadrës së Lushnjës.
Verdhjeshilët janë skuadra e tretë e Superligës e ardhur nga Kategoria e Parë, ndërkohë që kanë nisur edhe zyrtarizimet e blerjeve të reja.
Mbrojtësi Emiljano Cela (Laci) dhe Isidor Sekseri (Skrapari) janë dhe dy afrimet e reja në skuadrën e Artan Banos.