E Diel, 1 Nëntor 2026

Jave kritike per Greqine- a do te jepet kesti i ri i huase

Pak gjera te reja. Me keto fjale mund te permblidhet mbledhja e vecante peseoreshe e qeverise greke te dielen ne mbremje 18.9.. Ministri i financave Evangelos Venizelos theksoi pas mbledhjes se i gjithe vendi duhet te perpiqet jashte mase. Ai u beri thirrje shtetasve sindikatave gazetareve dhe politikaneve te te gjitha partive te demonstrojne unitet per ti bindur huadhenesit nderkombetare. Por pikerisht ne unitet nuk eshte gjendja ne Greqi perkundrazi. Pjese te medha te popullsise luftojne me thonj e me dhembe kunder takses se re per pasurite e patundshme te paralajmeruar nje jave me pare dhe grindjet ne politiken e brendshme midis qeverise dhe opozites u shtuan edhe nje here ne fundjave. Shefi i opozites Antonis Samaras

Qeveria eshte nje peng i gabimeve te veta ajo nuk eshte ne gjendje ti arrije synimet e saj.

Prandaj Samaras vazhdon te kerkoje zgjedhje te reja ne Greqi. Samaras argumenton prej muajsh se taksat nuk duhet te ngrihen po duhet te ulen per te stimuluar ekonomine. Pergjigjja per kete nga ministri i financave Venizelos te dielen ne mbremje 18.9.

Nese zoti Samaras beson se mund ti entuziazmoje partneret tane evropiane me argumentet e tij duke paraqitur nje program qe qendron ne kunderthenie te forte me te gjitha pikepamjet per zgjidhjen e krizes atehere gabohet. Ai nuk e ka te qarte se me cfare ka te beje.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Evangelos Venizelos minister i Financave te Greqise

Vonese e qellimshme e kontrolloreve

Kontrolloret nderkombetare te se ashtuquajtures troike priteshin te ktheheshin te henen 19.9. ne fakt ne Athine. Por qe ne fundjave kishte depertuar ngadale ne publik lajmi se troika po e shtynte serish kthimin e vet ne Athine. Megjithate u tha se te henen do te kete nje lidhje telefonike midis Venizelosit dhe krereve te troikes.

Greqia gjendet nen trysni te jashtezakonshme per te pasur sukses. Ne mbare Evropen politikanet kane theksuar Greqia e merr kestin e caktuar te gjashte nga paketa e pare e shpetimit ne qofte se hapat e miratuar te reformes zbatohen me sukses dhe troika jep driten e gjelber. Behet fjale per rreth tete miliarde euro dhe Greqia ka nevoje per keto para pendryshe ne fund te tetorit puna ka marre te tatepjeten dhe vendi ka falimentuar. Nje athinas i papune ka kete mendim ne lidhje me gjendjen.

Ne nuk i njohim huate e politikaneve nuk i kemi vjedhur ne parate. Huate i kane shkaktuar politikanet. Dhe ata te paguajne per to jo ne Shtetasit e thjeshte skane faj.

Gruaja e tij nje mesuese e formulon me radikalisht

Une pres nje revolucion te popullit grek kunder masave te kursimit qe do te vijne ende. Per mendimin tim per kete qe ndodh ketu nuk e kane aq fajin politikanet po ata qe qendrojne pas politikaneve kapitali i madh dhe sipermarresit qe kane parate dhe pushtetin e vertete.

Kontakt i nderprere i qeverise me popullin

Megjithese keta dy zera nuk jane perfaqesues ata pasqyrojne nje tendence te caktuar Ska rendesi se cthote e cben qeveria greke ajo nuk e arrin me popullin e vet. Kryeministri Giorgios Papandreou i cili kete jave kishte planifikuar ne fakt nje udhetim ne Uashington dhe tek OKB-ja ne Nju-Jork e nderpreu udhetimin e tij ne Londer dhe u kthye ne Athine. Papandreou llogarit me nje shprehimisht jave kritike beri te ditur zyra e tij. Me sakte vezhguesit llogarisin disa jave kritike per Greqine. Sepse pyetja nese vendi i zhytur ne hua do ta marre kestin e ri te ndihmes nga paketa e shpetimit do te vendoset perfundimisht ne mes te tetorit.

Autor Steffen Wurzel/ Elert Ajazaj

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›