E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër ndaj protestuesve në Jemen

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 11:27

Raportohet se së paku 26 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në kryeqytetin e Jemenit, Sana, kur forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve, të cilët kërkonin largimin presidentit Ali Abdullah Saleh.

Presidenti Saleh, i cili po shërohet në Arabinë Saudite, nga përpjekja për ta vrarë në muajin qershor, e ka udhëhequr Jemenin për më se 30 vjet.

Ai po e mban pushtetin, përkundër presionit ndërkombëtar për tërheqje dhe protestave tetëmuajshe, të cilat praktikisht e kanë paralizuar këtë shtet të varfër.

Në protestat që shpërthyen muaj më parë në Jemen, forcat e sigurisë deri më tani kanë vrarë mijëra protestues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›