Euro-skeptikët britanikë kërkojnë referendum për BE-në
David Cameron ndodhet tani përballë dy pikëpyetjeve: të shpallë referendum ose të përballet me një rebelim brenda partisë së tij dhe një reagim të ashpër nga ana e votuesve.
Deputetët euro-skeptikë kërkojnë që qeveria britanike të jetë më e pavarur nga BE-ja, pasi ata e cilësojnë unionin si “forcë pushtuese”.
Një peticion që kërkon referendum për këtë çështje ka marrë më shumë se 100 mijë nënshkrime, duke bërë që automatikisht të kalojë për diskutim në parlament.
Mar Pritchard, sekretar i komisionit 1922, thotë se pas krizës që ka përfshirë eurozonën, Britania duket të kërkoi një votim popullor nëse duhet apo jo të dalë nga BE-ja. Ai shton se referendumi mund të mbahet vitin tjetër.
Euroskeptikët britanikët shohin se kanë humbur sovranitetin në BE, pasi masat e unionit janë detyruese për të gjitha vendet anëtare, duke bërë që edhe pse Britania nuk është prekur nga kriza e borxheve, ajo duhet të ulë deficitin duke shkurtuar shpenzimet.
Disa deputetë të tjerë nuk kërkojnë daljen nga BE, por kërkojnë marrëdhënie të re me unionin.