E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS për rrogat: Rritje farsë, sot shqiptarët konsumojnë më pak

Partia Socialiste ka reaguar pas firmosjes së vendimit për rritje të rrogave dhe pensioneve nga Kryeministri Berisha. Në një deklaratë për mediat deputeti i kësaj partie,Ilir Beqja, e konsideroi një rritje farsë, për sa kohë vazhdon të praktikohet taksa e sheshtë.
 

Në këtë kontekst ai tha se pavarësisht se Kryeministri flet për rritje rrogash, sot familjet shqiptare konsumojnë më pak, ndërsa cmimet për produktet si buka, energjia, vaji, sheqeri, barnat , janë dyfishuar nga 2005, për të mos folur për naftën, që sipas tij sot blihet me trefish cmim nga 2005.
 

Deputeti i PS ndër të tjera lëshoi akuza në drejtim të qeverisë për shuma të harxhuara për rritje të rrogës së kryetarit të Bashkisë, rregullim të rezidendës së Presidentit dhe ndërrim kolltuqesh të Ministrit të Financave.
 

Sipas PS e vetmja rrugë për rimëkëmbien e ekonomisë është programi i PS për një Rilindje Shqiptare, përmes taksimit progresiv që ajo synon ta praktikojë, kush merr më shumë paguan dhe më shumë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›