Javen e ardhshme nis puna per restaurimin e 4 flamujve historike
Katër flamujt kryesorë që u identifikuan në fondin e etnografisë të qendrës Albanologjike shqiptare do fillojnë të restaurohen në fillim të javës së ardhshme. Këtë e bën me dije drejtori i kësaj qendre Ardian Marashi. Sipas tij në kuadër të 100 vjetorit flamujve do t’i realizohet një restaurim i pjesshëm nga restauranti Ferderik Stamati dhe më pas objektet e ralla do të resturohen në tërësi.
Marashi thotë se në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar flamujt kryesorë siç është ai që u valvit në godinën e pavarësisë, flamuri që u përdor në ceremoninë mortore të Ismail Qemalit si dhe ai i Kongresit të Lushnjes së bashku me objekte të tjera të rëndësishme do të prezantohen për publikun e gjerë përmes një ekspozite të rrallë.
Ndërkohë që më pas do të vijohet edhe me ekspozita të tjera siç është ajo e kostumeve të veçanta origjinale popullore nga gjithë trevat e Shqipërisë.