Javën e ardhshme raporti i ODIHR për zgjedhjet e 8 majit

Javën e ardhshme OSBE/ODIHR pritet të publikojë raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale të mbajtura në 8 maj.
Publikimi i raportit të ODIHR për zgjedhjet vendore është më i rëndësishmi për këtë proces elektoral, pasi do të përcaktojë cilësinë e zgjedhjeve të radhës në Shqipëri, por do të jetë edhe dokumenti bazë i referimit për të gjithë faktorin ndërkombëtar, Bashkimin Europian apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deri tani raporti paraprak i OSBE ODIHR-it, referuar dhe deklaratës së misionit të vëzhguesve dy ditë pas zgjedhjeve, e cilësoi procesin zgjedhor si transparent dhe konkurues.
Në kapitullin e fundit të raportit, ODIHR pritet të publikoje dhe rekomandimet e radhes për reformën zgjedhore. Mes rekomandimeve të shumta raporti do të vlerësojë edhe numërimin e votave në Tiranë.