E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez: Dua të luaj për Interin

Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez i ka thënë agjentit të tij se dëshiron të kalojë gjatë verës te gjiganti italian Interi.

Il Corriere dello Sport ka zbuluar se Carlos Tevez gjatë një bisede me agjentin e tij Kia Joorabchian, i ka thënë këtij të fundit se dëshiron të shkojë në Itali dhe të luajë për Interin.

Ende nuk dihet se ku është duke u negociuar ky transferim, por ai është shumë i mundur nëse marrim parasysh se Eto`o do të shitet te Anzhi Makhachkala në ditët e ardhshme për 40 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›