E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, në tetor ndryshon programin dhe strukturën

I rikthyeri në strukturat e partisë më të madhe opozitare, ish-ministri Anastas Angjeli, nënvizon se kursi politik i kësaj force synon ta rikthejë PS-në në pushtet, dhe do mbështetet në alternativa konkrete e nisma ligjore të grupit parlamentar socialist.

Ish-ministri i Financave, debatet e fundit brenda PS-së i lidh me kongresin e 5 nëntorit, duke mos i cilësuar aspak të çuditshme, pasi kjo parti do të thërrasë kongresin e saj, ku nuk do të ketë vetëm ndryshim programi por dhe ndryshim strukturash.

Anastas Angjeli u mandatua nga Partia Socialiste për të kryesuar grupin e punës që po harton programin e ri të saj. Ish-ministri theksoi se drafti do t’i nënshtrohet një debati të gjerë publik, para dhe pas kongresit, dhe më pas pritet të miratohet.

Grupi i punës i përbërë nga 20 personalitete të PS-së, po punon prej disa muajsh për programin e ri me të cilin Partia Socialiste do të paraqitet përpara elektoratit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013.

Zoti Angjeli tha se janë 5 shtyllat ku fokusohet grupi: qeverisja, biznesi, evoluimi i të majtës, hapësira sociale dhe integrimi. /Start/

                                                                                             2011-08-14 09:40
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›